Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

VIDEO/ Albpetrol i akuzoi për gol dhe penallti jo të rregullt, Maliqi nxjerr pamjet: Avaz i vjetër i kundërshtarëve

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Albpetrol i akuzoi për gol dhe penallti jo të rregullt, Maliqi

Maliqi fitoi dje 2-1 ndaj Albpetrolit në Librazhd, në ndeshjen play-off të Kategorisë së Dytë. Patosakët akuzuan gjykimin për golin dhe penalltinë e dhënë, ndërsa Maliqi ka nxjerrë sot pamjet duke kundërshtuar këto akuza dhe bërë apel kundërshtaëve që të mos vijojnë gjithmonë të njëjtën melodi sa herë që humbasin. Ndeshja ishte e vlefshme për ngjitjen në Kategorinë e Parë, me Maliqin që do ndeshet tanimë në finale me Veleçikun në 4 gusht në orën 17:00.

Reagimi I Maliqit:

"Ja edhe goli tone i pare .

Eshte plotesisht i rregullt. Mbrojtesi i djathte i Albpetrolit mban ne loje lojtarin tone .

Bien poshte dhe pretendimet se goli ka qene 4 metra ofside sic justifikohen kundershtaret.

Ndaj mos u merrni me gjykimet por me vendosjen e mbrojtesve tuaj qe lene shume per te deshiruar.

Secili mund te gjykoje vete . Ne nuk kemi asgje per te fshehur.

Humbja nuk justifikohet duke perbaltur te tjeret!!!", shkruan Maliqi.

"Po ju postojmë videon e penalltisë qe kundershtaret tanë mundohen ta mohojne duke u justifikuar me te gjitha format.

Duket qarte kontakti apo shtytja qe mbrojtesi patosarak i ben lojtarit tone. Megjithate kushdo mund ta gjykoje vete dhe te nxjere nje perfundim.

Kemi dale ne konkluzionin se Albpetroli per te justifikuar humbjet tek tifozet e tyre duke mos fituar prej shume vitesh asnje ndeshje te rendesishme akuzon kundershtaret dhe shpif per gjykimet.

U munden brenda nga Berati akuzuan gjykimin. Pati perplasje dhe dhune duke u denuar.

U munden ne Maliq akuzuan gjykimin.

Barazuan ne Skrapar ( me dy lojtare me pak Skrapari) akuzuan gjykimin.

U munden ne Berat akuzuan gjyqtarin.

Dolen barazim ne Patos me ne akuzuan perseri gjykimin.

Duhet te luanin ndeshjen ne Maliq sic ishte parashikuar nga rregullorja, u luajt ne fushe asnjeanese, nuk kundershtuam. I mundem me loje dhe rezultat filluan avazin e vjeter, te shpifin dhe akuzojne se kemi fituar penallti te "shpikur" .

Shtrohet pyetja: Ne asnje ndeshje te rendesishme nuk keni faj ju si ekip? Apo per te justifikuar punen dhe pergjegjesite duhet te akuzoni, shpifni dhe dhunoni ekipet?", reagojnë maliqarët për penalltinë e dhënë në favor të tyre.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga