
Atalanta nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj Udineses në Friuli. Bergamaskaët u gjendën në disavatazh në minutën e parë, pas golit të Pereyra. Goli i barazimit erdhi nga Muriel, pak sekonda para mbylljes së fraksionit të parë. Pavarësisht tentativave, ekipi i Gasperinit nuk merr dot tre pikë.
Atalanta shkon në kuotën e 33 pikëve dhe merr vendin e gjashtë. Në krahun tjetër, Udine është e 15-ta me 17 pikë. Kjo ishte ndeshja e vetme e Serie A, e programuar për ditën e sotme.
Poll