
Partizani u mund 0-1 nga Skënderbeu, në ndeshjen e vlefshme për Superioren. Ish lojtari i bardhebluve, Saimir Patushi ka folur për të kuqtë, në emisionin Rubrika Sportive. Ai thekson se e vetmja gjë që dalloi sot ishte ngjyra e fanellave, me të dy ekipet që ishin të bararta.
"Vetëm bluzat dallonin. Nuk kishte dallim Partizani dhe Skënderbeu. Një ekip pretendent duhet ta zgjidhë shumë shpejt. Nëse nuk e bën, fillon nervozizmi.
Të godasësh 3 herë në portë, do të thotë shumë. Fitorja e titullit? Ti duhet të mposhtësh Apoloninë dhe Skënderbeun. Nëse do ta fitosh titullin, ti e llogarit që do i mposhtësh këto ekipe. Unë thashë që me blerjet e reja bëri bingo. Mbijetesa? Gara është shumë e fortë. Këto 3 ekipe duhet t'i japin më shumë emocione kampionatit. Unë besoj se ekipet do luftojnë deri në fund" - Tha ai.