Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

U gjobit dhe kërkon të lërë futbollin, zbulohen PRAPASKENAT e largimit të Gërços nga Skënderbeu

Shkruar nga NEWSPORT
U gjobit dhe kërkon të lërë futbollin, zbulohen PRAPASKENAT
Andrea Gerco

Andrea Gërço është kthyer në një “çështje” te skuadra e Skënderbeut. Futbollisti para sfidës me Bylisi braktisi korçarët, teksa u largua drejt Italisë.

Një veprim që”shtangu” drejtuesit e Skënderbeut, me Gërçën që njoftoi klubin se ishte larguar për arsye familjare. Pavarësisht kësaj klubi i vendosi një gjobë për shkak se ka thyer rregullat e brendshme të skuadrës.

Por mbrojtësi tashmë duket se ka vendosur të lërë përfundimisht futbollit. Sipas shtypit të shkruar bëhet me dije se Gërço ka vendosur të lërë futbollit dhe t’i përkushtohet një biznesi, pasi tek ky i fundit ndihet me komod.

Ky vendim ka habitur stafin e Skënderbeut, të cilët janë munduar të bindin lojtarin të rikthehet në Shqipëri për të diksutuar më nga afër këtë vendim dhe masën që do të marrë. Por futbollisti nga ana tjetër qëndron stoik dhe dëshiron ta mbyllë me futbollin dhe si një mënyrë për t’i shpëtuar edhe gjobës.

Gjithsesi mbetet të shihet në ditët e ardhshme se çfarë do të ndodhë saktësisht me palët dhe si do të zgjidhet kjo çështje e pazakontë në futbollin shqiptarë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga