Pas barazimit ndaj Italisë, Belgjika do të sfidojë Francën për të ndjekur pikët e çmuara në grupin A2 në Nations League. Trajneri Domenico Tedesco , në një konferencë për shtyp, komentoi sfidën dhe mungesën e një lojtari të madh në renditjen e Les Bleus si Kylian Mbappe.
Tekniku italian nuk i ‘kënaqet’ shumë faktit që nuk do të ketë përballë një kundërshtar si Mbappe, pasi për të, Franca ka të tjerë yje si Thuram, Barcola e Kolo Muani.
“Mbappe është special, por shikoni lojtarët që mund të vendosin në sulm, Barcola, Thuram, Kolo Muani. Ne do të duhet të përfitojmë nga mundësitë tona, do të kemi nevojë për tifozët tanë. Mund t'i presim ata për 90 minuta dhe do të duhet të mbrohemi mire. Rezultatet negative ndaj Francës më parë janë një motiv i madh për të bërë mirë nesër”, tha Tedesco.