Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

“Vari këpucët në gozhdë” sezonin e fundit, Sebino PLAKU përfundon kursin e famshëm

Shkruar nga NEWSPORT
“Vari këpucët në gozhdë” sezonin e fundit,

Sebino Plaku ka përfunduar kursin e video-analistit. Figura e tyre në futbollin shqiptar është bërë mjaft e rëndësishme sepse përmes video-analistit punohet më mirë në stafet e klubeve. Kujtojmë se Plaku vari këpucët në gozhdë sezonin e fundit në moshën 37- vjeçare, teksa synon të mbetet në  botën e futbollit

Figura e video-analistit, që tashmë është bërë e domosdoshme për gjitha stafet profesioniste të skuadrave të futbollit, u prezantua nga Federata Shqiptare e Futbollit si një risi e rëndësishme që në vitin 2019. Që nga ai moment evoluimi i figurës së video-analistit në Shqipëri ka qenë mbi pritshmëritë, me disa skuadra që tashmë kanë në stafet e tyre një analist profesionist.

Ky sezon shënoi në majin e kaluar edhe numrin më të madh të pjesëmarrësve të regjistruar në kursin për video-analistë, plot 30 të tillë. Gjithashtu, për herë të parë, video-analistët u bënë pjesë fikse e stafit të ekipeve që marrin pjesë në kategorinë “Abissnet Superiore”.

Tags:

VENDI

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga