Sulmuesi i Partizanit, Theophiliu Solomon feston sot 25 vjetorin e lindjes. Klubi i kuq e ka uruar publikisht shtatëlartin, teksa i uron suksese me fanellën e kuqe. Duket se para ndeshjes derbi me Tiranën, te të kuqtë do e nisin me festë, pasi vështirë se Solomon do shpëtojë pa dhurata në ditëlindje.
Partizani dhe Tirana luajnë të enjte në 18:00 në "Elbasan Arena", me ndeshjen që vlen për javën e 15-të të Superligës.
Urimi i klubit:
Theophilus Solomon feston sot 25 vjetorin e tij të lindjes. Klubi i uron në këtë ditë të veçantë sulmuesit të ekipit, 100 vite të lumtura dhe shumë suksese me fanelën e kuqe.

Poll