
Në Itali ka shpërthyer një lum arrestimesh ndaj ultrasve të ekipeve italiane dhe kryesisht të Juventusit. Operacioni "Banner Last" çoi në arrestimin e 12 personave të cilësuar si "koka" në tifozëritë ultras të bardhezinjve. Aksioni pritet të vazhdoj me arrestime të tjera ndërkohë tifozët e Juventus kanë dal në protesta.
Të organizuar tifozët e Curva Sud në Torino kanë bërë me dije se do të bojkotojnë ekipin në ndeshjen e nesërme ndaj Atletico Madrid. Nuk dihen ende shkaqet e vërteta të këtij bojkoti, nëse bëhet fjalë për çështje ekonomike apo si një lloj mosmarrëveshje me organizatorët e Juventus.
Poll