Skënderbeu do të presë hungarezët e Ferencvaroshit për llogari të raundit të dytë të Champions League, ndeshje e cila është vendosur të luhet në 13 korrik. UEFA ka publikuar axhendën e kësaj ndesheje që do të nisë të luhet në orën 20:00 nën dritën e prozhektorëve. Megjithatë pritet me interes se si do të jetë vendimi i CAS, në datën 5 korrik, dhe vendimi që do të zbardhet në 6 korrik.
CHAMPIONS LEAGUE – RAUNDI I DYTË
E mërkurë, me 13 korrik, ora 20:00
Stadiumi “Skënderbeu”, Korçë
Skënderbeu-Ferencvarosh