Peshëngritësi, Briken Calja ka zbuluar emocionet e mbajtjes së flamurit kombëtar në Lojërat Olimpike të Tokios.
I ftuar në emisionin “Java” në RTSH, Calja tha se ka një peshë të rëndë mbi supe dhe shpreson që të bëj më të mirën për të përfaqësuar flamurin kuqezi.
“Bashkë me Luizën jemi zgjedhur për të mbajtur flamurin. Është një barrë shumë e rëndë. Për mua është nderi më i madh që më bëhet për të qënë kapiten i ekipit shqiptar. Është një peshë e rëndë. Është një barrë shumë e madhe. Shpresoj dhe besoj se do të bëj më të mirën time për të përfaqësuar flamurin shqiptar”, tha Calja.
Olimpiada e Tokios do të mbahet nga 23 korriku deri më 8 gusht.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.