
Edis Maliqi është gati për ndeshjen e fundjavës mes Kukësit dhe Partizanit. Mbrotësi nuk luajti në ndeshjen e kaluar për shkak kartonash, gjë që shqetësoi jo pak trajnerin e Kukësit, Shpëtim Duro. Ky i fundit, me shumë mundësi do e aktivizojë titullarë ndaj ''të kuqve''.Reparti i prapavijës është mjaft delikat dhe këët gjë tekniku e di mirë. Edis Maliqi me përformacat e tij ka arritur të stabilizojë gjithçka dhe të futë mbrotjen në ''shinat'' e duhura.
Këto paraqitje kaën qetësuar Duron, duke i dhënë kohën e nevojshme atij që të bindet për vlerat e lojtarit. Jemi në një fazë të sezonit, ku mungesat mund të rezultojnë fatale në arritjen e rezultateve. Nëse Kukësi dëshiron titullin kampion, reparti i prpaavijës duhet të jetë i siguruar. Sa i përket merkatos, po punohet që të bëhen afrimet e fundit edhe pse mundësitë janë të paktë në këtë treg të vogël.