Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

U sulmuan në LEZHË, flasin dy lojtarët e Besëlidhjes: I ofenduam me gjest, ata erdhën me çuna të tjerë

Shkruar nga NEWSPORT
U sulmuan në LEZHË, flasin dy lojtarët e Besëlidhjes: I

Sulmi ndaj dy lojtarëve të Besëlidhjes, Omar dhe Isak Kamara mori jehonë në mbarë vendin. Një ngjarje e paprecedentë dhe sigurisht e shëmtuar, duke kaluar përtej konatacionit sportiv.

Pikërisht për këtë kanë folur dy futbollistët e skuadrës së Lezhës të cilët kanë treguar se çfarë ka ndodhur. Për RTSH Sport ata kanë deklaruar:

"Dje mbaruam stërvitjen dhe po shkonim në shtëpi. Dy çuna na ofenduan me kore raciste dhe unë i ofendova me një gjest. Ata u larguan dhe erdhën më vonë me disa çuna tjerë. Shoku im mori në telefon presidenti e klubit dhe erdhi me njëherë. Më pas, denoncuam rastin në polici.

Nuk e di pse ndodhi një gjë e tillë. Kemi tre vite që luajmë këtu dhe asnjëherë nuk kemi hasur gjëra të tilla. Nuk e kuptoj pse ndodhi.

Unë personalisht nuk kam asnjë problem. Kemi dhënë gjithçka këtu dhe nuk jam aspak i lumtur me ata njerëz që na sulmuan. Ata tregojnë një pjesë të errët, që nuk i takon këtij qyteti. Një qytet që na ka pritur shumë mirë dhe ende jam i befasuar pse na ndodhi kjo gjë", kanë përfunduar lojtarët e ekipit lezhian.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga