Endri Çekiçi ndodhet në kryeqytet. Në një postim të bërë në rrjetet sociale nga Roland Peqini, shihet mesfushori i njohur teksa stërvitet nën urdhrat e tij. Edhe pse u tha që mund t’i bashkohej Partizanit për Europën, siç duket një gjë e tillë bie poshtë.
Një fotografi e publikuar me skuadrën e kuqe nxiti mediet të aludonin për të ardhmen e tij. Por, me sa duket Çekiçi është i fokusuar për të dhënë maksimumin në stërvitje në mënyrë që të jetë gati për skuadrën e Konyasporit.
26-vjeçari luan prej 3 sezonesh në kampionatin turk duke qenë pjesë e rëndësishme e këtij ekipi. Në edicionin e fundit u aktivizua në 20 ndeshje ku arriti të shënojë edhe 2 gola.
[caption id="attachment_698473" align="alignnone" width="687"] Endri Cekici duke u stervitur[/caption]