Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

U mundën nga vendi i fundit, tifozët e Lushnjes reagojnë ashpër ndaj ekipit: Dikush duhet të mbaj përgjegjësi

Shkruar nga NEWSPORT

Lushnja është befasuar ditën e sotme në sfidën ndaj ekipit të Ilirisë i cili para sfidës ndodhej në vendin e 9 të renditjes, duke humbur me rezultatin 2-0. 

Ishte një autogol i Alushit në minutën e 43', që i dha avantazhin ekipit  të Fushë Krujës, ndërsa  goli i dytë dhe i fundit për sfidën u shënua në pjesë të dytë nga Haxhiu.

Humbja e sotme i kushtoi shumë ekipit të Lushnjes, të cilët humbën kreun e renditjes duke zbritur në vendin e dytë me 18 pikë dhe në vend të parë ndodhet Pogradeci me 19 pikë.

Të konfirmuar si pretendentët kryesor për tu ngjitur, tifozët e Lushnjes tashmë kanë filluar të shqetësohen për rezultatet e klubit të tyre. Në faqen e Lushnjes nga tifozët kërkohet të dali përgjegjësi, ndërsa disa të tjerë i quajnë rezultatet e dobta si "avaz të vjetër".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga