
Erando Karabeci ka folur pas humbjes 1-0 kundër Flamurtarit. Edhe pse Tirana u mposht, bardheblutë u kualifikuan falë triumfit 2-0 në ndeshjen e parë. Kapiteni i 24-herë kampionëve të Shqipërisë deklaroi për mikrofonin e Supersport:
"Siç e thoni edhe ju është një ekip shumë cilësorë që ka shumë futbollistë cilësorë në organikën e tij. Për ne ishte shumë e rëndësishme ta kalonim këtë tur për të vijuar me rezultatet pozitive. Shpresojmë të vazhdojmë kështu. Jemi në pozita të vështira në kampionat dhe kjo sfidë na ndihmon në vazhdimësi.
Ne patëm një nisje shumë të vështirë të kampionatit sepse ky ekip u ndërtua për të arritur objektiva më të mëdha. Mendoj se ky vit ka nisur mbarë dhe tashmë kemi nisur të jemi më grup. Jemi të vetdijshëm se duhet të marrim rezultatet. S'mund të themi që s'kemi luajtur mirë, por mund të them që rezultatet të japin vazhdimësi.
Sot, kurrsesi s'kishte nënvlerësim. E dinim shumë mirë se kë ekip kishim përballë. Duhet të ruanim rezultatin. Normal që do t'i prisnim në mesfushën tonë sepse rezultati 2-0 na favorizonte. Dalja me të kuqe na i vështirësoi gjërat.
Çdo skuadër është e vështirë. Laçi ka eksperiencë në Kupë, por s'është më i mirë se Flamurtari. Nëse përqëndrohesh në maksimum mund t'i dalësh", ka përfunduar ai.