Shënkolli nuk po kalon një moment të mirë në kampionat. Humbja e fundit ndaj Devollit dhe vendi 9-të në renditje me vetëm 6 pikë në 7 javë ka bërë që trajneri Dritan Smajli të jap dorëheqjen nga skuadra. Paraqitjet dhe rezultatet e dobëta kanë detyruar teknikun të largohet, ndërsa te Shënkolli kanë gjetur menjëherë pasuesin e tij.
Trajneri I ri I Shënkollit do të jetë Anteu Pepaj I cili ka marrë drejtimin e skuadrës dhe ka nisur mënjeherë nga puna. Pepaj do të debutojë në kampionat në sfidën e radhës në kampionat ndaj Orikut në transfertë.

Poll