
Mirsad Jonuz u largua ditën e djeshme nga Vllaznia duke mos pranuar të rikthehet sërish në Shkodër. Problemet financiare, por edhe kontrata e përfunduar bën që trajneri maqedonas të mbyll përfundimisht aventurën e tij me Vllazninë.
Jonuz është rikthyer në shtëpinë e tij në Maqedoninë e Veriut dhe është në pritje të ofertave të reja për sezonin e ri. Në një intervistë për “Gol.mk”, 58-vjeçari është shprehur se ka pasur shumë oferta nga vende të ndryshme e gjithashtu sërish nga Shqipëri.
"Do të dëshiroja të kthehem në futbollin maqedonas, por vetëm nëse një klub ka një projekt serioz. Kam disa oferta nga Lindja e Mesme dhe klube serioze nga Qipro dhe Shqipëria. Oferta që kam marrë nga Irani është shumë serioze. Por le të presim që pandemia të përfundojë, atëherë unë do të vendos".