Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

U largua nga Kukësi, Iris SELIMI zyrtarizohet te Tirana

Shkruar nga NEWSPORT
U largua nga Kukësi, Iris SELIMI zyrtarizohet te Tirana

Iris Selimi do të jetë përgatitësi atletik i Akademisë së Tiranës. Lajmi bëhet me dije nga klubi bardheblu që përmes një njoftimi në kanalin zyrtar tregon arritjen e marrëveshjes me ish-preparatorin e Kukësit.

Njëkohësisht pjesë e Federatës Shqiptare të Futbollit si Koordinator, ai do të japë kontributin e vet te kryeqytetasit.

“Iris Selimi do të jetë përgatitësi atletik i KF Tirana Academy. Selimi do t’i kushtojë kohën dhe njohuritë e tij të rinjve të akademisë duke i përgatitur dhe sjellë ata në formën më të mirë fizike.

Koordinator i performancës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, i liçensuar nga shkolla prestigjoze e Covercianos, lektor në kurset e UEFA me një eksperiencë mbi dhjetë-vjeçare në klubet e Kategorisë Superiore. Rritu me më të mirët!”, shkruhej në njoftimin e klubit të Tiranës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga