
Lorenc Trashi është një nga futbollistët më të mirë tek ekipi i Partizanit, i cili blindon tërësisht krahun e majtë. 27 vjeçari gjatë sfidës ndaj Bylisit (2-2) në "Air Albania" u largua i dëmtuar në minutën e 32 të pjesës së parë, duke ngjallur panik tek klubi i kuq. Mungesa e tij në fushë ndaj ekipit ballshiot ishte e ndjeshme, por frika më e madhe ekzistonte për javën tjetër ndaj Tiranës. Nëse dëmtimi do të ishte i një shkalle të rëndë ose jo?
Mësohet se mbrojtësi i krahut të majtë ka shkuar direkt në spital për të bërë kontrollet mjekësore dhe nga analizat paraprake është në gjendje të mirë, raporton newsport.al. Lojtari pritet që t'i bashkohet skuadrës në stërvitje dhe si duket nuk rrezikon derbin ndaj Tiranës në fundjavë.