Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

U afrua në verë, tjetër lojtar largohet nga Skënderbeu

Shkruar nga NEWSPORT

Samuel Armah me gjasë nuk do të jetë më lojtari i Skënderbeut. Sulmuesi u afrua në verë te korçarët, duke mos mundur të ambientohet me grupin. Ganezi 20 vjeçar me gjasë do vijojë karrierën te Inter Allies në vendlindje. Pikërisht nga Internacional në Ganë lojtari kaloi te Skënderbeu.

Klubi korçar nuk ka zyrtarizuar ende asgjë, teksa në gjashtë ndeshje në Superligë Armah realizoi 1 gol. Pas largimit të mbrojtësit Drin Govori te Gjilani, duket se ganezi do jetë lojtari i radhës që nuk ka bindur stafin teknik me në krye trajnerin Ahmataj.

Samuel Armah
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga