Çdo fundjavë Televizioni Publik Shqiptar zgjedh të transmetoj një nga ndeshjet e Superligës. Pas derbit të kryeqytetit dhe përballjes emocionuese mes Kukësit dhe Partizanit, TVSH ka zgjedhur një tjetër ndeshje. Të dielën në orën 17:00, në Vlorë do të luhet ndeshja përmbyllëse për javën numër 24 dhe TVSH ka vendosur të transmetoj pa pagesë ndeshjen mes Flamurtarit dhe Kukësit. Një super përballje kjo duke patur parasysh se vendasit kërkojnë me çdo kusht pikët për ti shpëtuar rënies ndërsa miqtë duan pikët e plota për të ruajtur kuotat në krye të klasifikimit.
Poll