
Klahos Zani do jetë lojtari më i ri i Turbinës në Kategorinë e Parë. Gjithçka bëhet e ditur nga “Kategorinë e Parë Info”, teksa cërrikasit vazhdojnë të përforcojnë ekipin.
Zani luan në rolin e mesfushorit dhe vjen pas aventurës me Lushnjën, teksa më parë ka qenë pjesë e Partizanit B. 22-vjeçari nga Gramshi shihet si përforcim i rëndësishëm te Turbina.
Kujtojmë se klubi cërrikas prezantoi gjatë ditës së sotme Gëzim Hyskan. Tashmë skuadra po fillon të marrë formë për edicionin e ardhshëm që i gjen sërish pjesë të Kategorisë së Parë.
Poll