Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Tryeza e diskutimit të problemeve të futbollit shqiptar, befason Artan HOXHA: Sot në mbledhje kishte persona me precedentë penal, RAMA nuk e zgjidh dot

Shkruar nga NEWSPORT
Tryeza e diskutimit të problemeve të futbollit shqiptar, befason Artan

Gazetari investigativ Artan Hoxha e kritikoi ashpër takimin e sotëm të organizuar nga kryeministri Rama me institucionet e sigurisë në vend dhe presidentët e klubeve shqiptare. Në emisionin "Pressing" të "ABC News", ai shtoi se kreu i qeverisë duhej të organizonte ndryshe tryezën e sotme për të luftuar dhunën në futbollin shqiptar. Ai befasoi ku tha se në tryezë ka persona me precedentë penal.

"Po të kisha qenë këshillat i kryeministrit Rama, do t'i sugjeroja që ta organizonte ndryshe tryezën sot. Do t'i tregoja se aty ishin persona me precedentë penal. E ka marrë përsispër Fideli (Ylli) që të rregullojë sportin, por Rama nuk ia del dot se nuk ka kohë. I duhet të zgjidhë situatën e keqe politike që po përballet. Këtë vit, përveç derbit Tirana-Partizani, numri i tifozëve nuk është shtuar fare në stadiumet tona. Pse ndodh kjo?! Sepse tifozët nuk kanë besim te gara",
u shpreh Hoxha.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga