Për ekipin e Kukësit nuk ka qenë një lajm i mirë dëmtimi i mbrojtësit të ri, Bekim Dida, i cili ka dëmtuar ligamentin e gjurit. Kërkohet patjetër zhvillimit i operacionit për të rikuperuar dëmtimin.
Operacioni pritet të zhvillohet gjatë këtyre ditëve, për të mësuar më pas sa ditë do të qëndrojë jashtë fushës së blertë talenti i ri i Kukësit.
19-vjeçari është aktivizuar me ekipin e parë vetëm në Kupë. Dida aktivizohet më së shumti me Kukësin B dhe shihet nga drejtuesit e klubit si një prej talenteve më të mirë të moshës së tij.