
Klubi i Tomorit ka dalë në një deklaratë për mediat, ku ndër të tjera kanë thënë se nuk do të udhëtojnë për në ndeshjen e datës 17 shkurt që do të luhet në Ballsh ndaj Bylisit, e vlefshme për javën e 17 të kampionatit.
Kujtojmë këtu që ditën e djeshme, Komisioni i Disiplinës ka dhënë një vendim, që pë ndeshjen mes Tomorit dhe Apolonisë, që përfundoi me rezultatin 3-2 për beratasit, gjithçka të ndryshojë dhe takimi i është dhënë në tavolinë Apolonisë
Mbetet për t'u parë në vazhdim si do të vijoj situata në lidhje me këtë çështje dhe nëse do të kemi ndonjë reagim nga Federata Shqiptare e Futbollit.
Poll