Prezantimi i fanellave të reja është trendi i kësaj jave në futbollin shqiptar. Egnatia, Kukësi, Tirana, Vllaznia e Dinamo lancuan uniformën e re ndërsa tashmë rradhën e mori Elbasani në Kategorinë e Parë.
Klubi njoftoi ditën e sotme prezantimin e fanellave të reja ku ngjyrat verdheblu nuk kanë sesi të mungojnë. Vihet re një design i veçantë e i njëjtë i të dy fanellave ku thjeshtë janë përmbysur vendosjet e ngjyrave. E para është e verdhë mbizotëruese me vija blu ndërsa e dyta e kundërta.
Fanellat janë krijuar nga kompania shqiptare Cohl’s e cila kë dizenjuar edhe atë të Tiranës. Për të gjithë dashamirësit e Elbasanit, këto fanella mund t’i gjeni në dyqanin zyrtar të klubit dhe Cohl’s ose online.
View this post on Instagram
View this post on Instagram
View this post on Instagram
View this post on Instagram