Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Tratativa konkrete, Sebino Plaku shumë pranë rikthimit te Tirana

Shkruar nga NEWSPORT
Tratativa konkrete, Sebino Plaku shumë pranë rikthimit te Tirana

Sebino Plaku me shumë mundësi do të jetë futbollist i Tiranës në sezonin e ardhshëm. Bardheblutë të cilët janë në kërkim të një sulmuesi për skuadrën e tyre, duket se kanë piketuar një “ish” për t’i besuar shënimin e golave në sezonin e ri.

Burime pranë newsport.al bëjnë me dije se Tirana është futur në tratativa për të bindur sulmuesin të largohet nga Skënderbeu dhe të transferohet në kryeqytet. Në Korçë Plaku nuk është zgjedhje e parë e sulmit të kampionëve, ndaj dhe te Tirana ai do të ndihej më i vlerësuar. Plaku ka kontratë me Skënderbeun ndaj mbetet për t’u parë se në çfarë forme mund të realizohet një transferim i tillë.

Sebino Plaku ka qënë edhe më parë pjesë e bardhebluve të kryeqytetit dhe eksperiencat e tij me këtë klub kanë qënë pozitive.

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga