Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Transferta me Flamurtarin, mungesë e sigurt te Lushnja

Shkruar nga NEWSPORT
Transferta me Flamurtarin, mungesë e sigurt te Lushnja

Lushnja do luajë në Vlorë të shtunën e 8 majit në orën 15:00. Sfida me Flamurtarin vlen për javën e katërt play-out për grupin B të Kategorisë së Parë. Në këtë duel, trajneri i miqve Ilir Gjyla nuk do ketë të gatshëm Arbër Mone. 32 vjeçari është ndëshkuar me katër kartona të verdhë, duke bërë që të mungojë në duelin e radhës.

Mbrojtësi fierak është një nga shtyllat e ekipit të Lushnjës, teksa këtë sezon lagunarët ishin larg pritshmërive. Të projektuar për në Superligë, Lushnja e ka siguruar qëndrimin në të Parën, duke menduar për përforcimet e sezonit të ri.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga