Skënderbeu po zhvillon përgatitjet e fundit në kuadër të transfertës delikate të së shtunës, ndaj Tiranës. Tifozët korçar, duke ditur mirë rëndësinë që ka ndeshja kanë nisur organizimet për të qënë sa më të shumtë në numër pasnesër. Gjatë gjithë sezonit, ata kanë qënë me ekipin kudo për t’i dhënë zemër. Edhe këtë herë, duket se zhgënjim në shkallët e stadiumit nuk do ketë.
Natyrisht, kjo është gjëja më e sigurtë pasi ndeshje të tilla janë të paparashikueshme.Kjo fazë e kampionatit tregon shumë për ecurinë e skuadrës më tej dhe përcakton objektivat. Kundërshtari vjen në një moment të mirë, pasi kryeyqtetasit e Tiranës rënditen në vendin e dytë.