Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Trajneri Troisi kërkon “shpëtimin” e Flamurtarit nga FSHF-ja: Duhet ndryshuar formula e Superligës, nuk i “zë besë” situatës së Vllaznisë

Shkruar nga NEWSPORT
Trajneri Troisi kërkon “shpëtimin” e Flamurtarit nga

Flamurtari do të luajë ditën e nesërme sfidën e parë pas pademisë ndaj Vllaznisë në shtëpi. Vlonjatët edhe pse renditen në vendin e fundit në klasifikim do të respektojnë deri në fund kampionatin.

Prej disa ditësh me skuadrën është bashkuar edhe trajneri Marcelo Troisi që sot I ka dhënë dorën e fundit përgatitjeve me lojtarët e tij. Në prononcimin për mediat, braziliani nuk I beson shumë situatës së Vllaznisë dhe ka kërkuar që Superliga të bëhet me 14 skuadra sezonin tjetër duke përfshirë edhe Flamurtarin.

“Mund të them se jemi gati duke parë edhe përgatitjet që skuadra ka bërë. Nuk kemi pasur dëmtime dhe shpresojmë të nisim mbarë kampionatin.

Nuk e besoj situatën e krijuar te Vllaznia dhe nuk duam të mendojmë për gjendjen e tyre. Ne do të bëjmë maksimumin në fushën e lojës e të marrim 3 pikët. Ne duhet të luajmë për veten tonë dhe të respektojmë kampionatin edhe pse jemi në fund. Nuk duhet të mendojmë çfarë bëjnë të tjerët, por do t’ia lëmë fushës së lojës.

Shpresoj që Superliga sezonin tjetër të jetë me 14 skuadra pasi asnjë kampionat në Europë nuk është me kaq ekipe. Shpresoj që të jetë edhe Flamurtari sezonin tjetër në elitë, ndërsa do të jemi unë apo jo në krye sezonin tjetër e vendos presidenti”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga