
Që gjirokastritët janë kursimtarë, kjo dihet, por jo deri në një pikë të tillë. Për futbollin ata nuk kursehen, sepse e kanë traditë, megjithatë ka diçka që nuk shkon dhe që e ka shokuar trajnerin e ri të Luftëtarit, serbin Milinkoviç. Ai është habitur nga baza materiale dhe ka hapur sytë, kur ka parë topa të qepur dhe jashtë standardeve, sepse jemi në vitin 2016 dhe në një klub elite, nga çdo vend qoftë ai, është e paimagjinueshme të ndodhë kjo gjë. Për këtë arsye, ai u ka kërkuar drejtuesve të klubit, që para nisjes së fazës përgatitore, të kompletojnë bazën materiale, kryesisht me topat e nevojshëm për stërvitje.
Poll