
Edhe pse dje Luftëtari u mund të miqësore nga Tirana me rezultatin 1-0, sërish nuk ka qenë problem për trajnerin e ekipit, Malden Milinkoviç. Ai pas ndeshjes së djeshme ka pranuar rezultatin, duke thën se testi ka rezultuar pozitiv për skuadrën e tij.
"Edhe pse ekipi ka bërë disa afrime të rëndësishme, përsëri kemi nevojë për prurje të reja. Besoj se do të ketë dhe një afrim edhe pse nuk kemi asgjë të sigurt. Jam i kënaqur me lojën ndaj Tiranës. Për mua nuk ishte i rëndësishëm rezultati më shumë sesa paraqitja e ekipit në fushë".
Me këtë deklaratë, Milinkoviç ka treguar se Luftëtari i kësaj pjesë të mbetur të kampionatit, nuk do të jetë i njëjtë me atë të pjesës së parë të kamponatit, pasi gjërat kanë ndyshuar, ashtu sikurse dhe pritshmëritë.