Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Trajneri i Kukësit nuk duron: E dua që këtë javë titullin

Shkruar nga NEWSPORT
Trajneri i Kukësit nuk duron: E dua që këtë javë

Ernest Gjoka ka dhënë një prononcim për mikrofonin e Supersport. Trajneri i Kukësit ka folur para ndeshjes me Skënderbeun teksa ka deklaruar:

“Është ndeshje shumë e rëndësishme, ndeshja që na siguron titullin kampion. Luajmë përballë një rivali të fortë, kampionin në fuqi, për ne ka vlera psikologjike, ka vlera historike, ka vlera që Kukësi të mbyllë me sukses këtë vit të jashtëzakonshëm.

Ne kemi futbollistë me eksperiencë dhe kam besim të patundur për ta se do të jenë akoma më vendimtarë në këtë ndeshje pasi e dinë historinë e saj.

Të treja skuadrat janë me meritë aty ku janë, janë të treja dinjitozë dhe të denja për titullin, akoma s’ka mbaruara sgjë pasi matematika mban në lojë edhe Partizanin.Skënderbeu është kampion, një skuëdër e vështirë për tu mundur, por nëse do titullin duhet t’i mundësh.

E rëndësishme është të ketë personalitet gjyqtari dhe të kete lualitet për të mbajtur ndeshjen, për mua i huaj apo jo nuk ka rëndësi, pasi vendimet i merr Federata dhe ne duhet t’i respektojmë.

Është një ndeshje e hapur që i ka të treja rezultatet , ne jemi të favorizuar pasi luajmë në fushën tonë, jemi të favorizuar pasi jemi të uritur dhe mezi po e presim, ndaj dhe duam ta mbyllim që këtë javë cështjen e titullit", ka përfunduar Ernest Gjoka.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga