
Ernest Gjoka ka folur pas ndeshjes me Tiranën, ku skuadra e tij barazoi me rezultatin 0-0. Trajneri i Kukësi deklaroi për mikrofonin e Supersport:
"Mund të kishim dhënë më shumë, por kështu janë ndeshjet. Kështu janë ngarkesat. Mendoj që nëse do të kishim lojtarë të tjerë, që i lamë pushim për arsye të tjera, do të ishte shfaqje tjetër. Unë mendoj që të shtunën nuk ishte shëtitje, por ishte shumë vuajtje. Kemi sakrifikuar shumë dhe vazhdojmë të sakrifikojmë. Edhe sot u penalizuam nga 5-6 mungesa. Jemi me meritë këtu, në vend të parë.
Ne po vrapojmë shumë dhe po përpiqemi shumë. Do të japim deri në fund maksimumin dhe ishalla arrijmë objektivin madhor që i kemi vënë vetes.
Nuk mund të ul ritmin sepse 5-6 futbollistë kryejnë stërvitje individuale, ndaj them që edhe me dhimbje do të luajmë fort.
Nuk ka aleancë me Tiranën. Kaq ishte mundësia jonë sot. Duhet të kishim bërë më shumë në fazën e sulmit. Guri u largua i dëmtuar, ndërsa Rangel vinte prej një dëmtimi", përfundoi ai.