
Pas fitores 1-0 ndaj Flamurtarit, ka folur trajneri i Korabit Gerd Haxhiu, i cili ka vlerësuar lojën dhe i ka dhënë të drejta Mezanit për disa vështirësi në fushë.
"Kemi merituar më herët këtë tre pikësh. Ishte e vështirë për ne takimi ndaj Mezanit, pasi është i zoti. Është e vetmja javë që nuk kam folur me të.
Ky tre pikësh është një tre pikësh shprese, shkon për tifozët dhe për mbështetësit e Korabit. Rrit mundësinë pë investime dhe ecuri. Ka shpresë që të ecim mirë pas pushimeve.
Kisha bërë kërkesë për stadiumin e kavajës, FSHF na dha dy mundësi "Elbasan Arena" dhe stadiumi i Peqinit. I jap të drejtë Mezanit për fushën, ishtë në favorin tonë.
Doja të isha personazhi i javës dhe ja dola ka dhënë me shaka trajneri i Korabit, Gerd Haxhiu për "Supersport".