Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Trajneri i TIRANËS e thotë "shkoqur": Lojtarët e mi s'i përballojnë 90 minuta, pres merkaton e janarit

Shkruar nga NEWSPORT
Trajneri i TIRANËS e thotë "shkoqur": Lojtarët e mi

Julian Ahmataj ka folur pas humbjes 1-3 kundër Kukësit. Trajneri i Tiranës u shpreh i mërzitur për atë që ndodhi në "Selman Stërmasi", megjithatë sipas tij ka qenë i kushtëzuar për shkak të dëmtimeve. Në prononcimin për Supersport, ai deklaroi:

"Është shumë e vërtetë që lojtarët na penalizuan sepse s'mund të ndërhyja më që në fillim. U detyrova të prisja minutat e fundit. Mund të mbesja me 10 lojtarë nëse do të zëvendësoja që në fillim. Të humbësh dy lojtarë të rëndësishëm është shumë.

Është evidente që presionin e rezultatit e vuajnë të gjithë lojtarët. Mbahet mend shumë pak nga ajo që ne organizojmë. Çdo gjë sfumohet. Nuk kanë gjendjen e duhur për të përballuar një 90 minutësh. Kemi shumë defiçite dhe jemi detyruar të marrim futbollistë nga akademia. As Karabeci nuk ishte në formë pasi ishte me temperaturë duke mos qenë i gatshëm.

Lojtarë të veçantë kanë qenë të dëmtuar dhe kanë ardhur nga dëmtimet. Stërvitjet nuk janë të plota për futbollistë të veçantë. Gjendja fizike e lojtarëve ndikon në rendimentin e lojës.

E vuajtën pjesën e rezultatit, e them sërish. Gjendja psikologjike ndikoi në lojë. Një lojtar me eksperiencë si Torasa s'mund të jetë aq i nxituar në 16 metrat e fundit. S'i jap dot shpjegim. Duhet të jenë më të qetë. Lojtari s'kishte asnjë barrierë tjetër. Janë çështje përceptimi. Ndaj kundërshtarët duhen mbajtur larg zonës sonë.

Nuk mund të lëviznim Bathën nga roli i kontrollorit. E bëmë sepse kishim shumë dëmtime. Lojtarët e mbrojtjes harruan se duhet të mbanin distancën nga sulmuesit. Në momente të caktuara futbollistët i humbin pozicionet e tyre.

Ne kemi përdorur futbollistët e akademisë në shumë raste. Ka mbipozicionime në shumë reparte. Nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të përdorim futbollistë nga akademia. Për ta rregulluar këtë gjë, duhet një kohë merkatoje.

Po ta shikosh lojën, ka pasur tërheqje pafund prapa, ndërkohë që detyrat ishin ndryshe. Vajtja me vonesë në linjat anësore, bën që kundërshtari të shfaqet gjithmonë me fytyrë nga porta jote me topin në këmbë dhe e ke të vështirë të dalësh në sulm", ka përfunduar ai.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga