Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Trajneri i ri i PARTIZANIT, listës i shtohet edhe një tjetër emër i njohur

Shkruar nga NEWSPORT

Partizani është momentalisht pa trajner. Kampionët e Superligës shkarkuar ditën e djeshme Franko Lerdën dhe ekipi është drejtuar ditën e sotme nga Renato Kalari dhe Genc Tomori.

Drejtuesit nuk klubit nuk dua të nxitohen për gjetjen e trajnerit të ri dhe këto dy ndeshje e mbetura do të drejtohen nga dyshja Kalari-Tomori. Në skenë kanë dal shumë emra se kush do të jetë në krye të pankinës së kampionëve, nga Shehi, Daja, por listës është shtuar edhe Mirel Josa.

Tekniku 56-vjeçar është momentalisht pas skuadër pas largimit nga Prishtina. Emri i tij lidhet edhe me stolin e Tiranës, por deri më tani nuk ka ende asgjë zyrtare.

Mirel Josa në kaluarën ka drejtuar Tiranën, Skënderbeun, Teutën, Vllazninë, Elbasanin dhe së fundmi Prishtinën në Kosovë. Suksesin më madh e kishte kur drejtonte korçarët duke fituar 4 tituj kampion.Partizani do të zyrtarizojë trajnerin e ri gjatë muajit janar dhe mbetet për t'u parë se cili do të jetë zgjedhja.

Mirel Josa.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga