
Prej ditësh skuadra e Partizanit ka rinisur nga përgatitjet për ndeshjen e radhës ndaj Laçit. Trajneri Skënder Gega i ka dhënë ngarkesën e duhur të "tijve" dhe ndaj kurbinasve do të tentohet një rezultat pozitiv.
Tekniku shkodran është i bindur në cilësitë e lojtarëve të kuq, ndaj ka kërkuar me çdo kusht që të gjithë të impenjohen në këtë start të sezonit futbollistik.
Pikët e fillim-edicionit janë jetike për dhjetë skuadrat e Superiores, ndaj hapat fals nuk do të tolerohen. Megjithatë, sot ai ka vendosur që skuadra të jetë pushim. Duke qenë se është edhe ndeshja e kuqezinjve, shkodrani ka zgjedhur që e hëna të jetë ditë pushimi për lojtarët e Partizanit.
Poll