
Trajneri i Partizanit, Skënder Gega, është shprehur për "Supersport" pas humbjes 1-0 ndaj Laçit se nuk do të merret me penalltinë, por pas akordimit të saj, nuk është luajtur më futboll.
Çfarë do të ndryshojë opinioni im për penalltinë? Penalltia vendosi shumë gjëra. Nuk kemi çfarë flasim taktikisht dhe teknikisht. Pas penalltisë nuk kemi parë më futboll. Nuk besoj se kishte ndeshje më të vështirë kjo. Ne jemi të qetë dhe do të shkojë përpara. Nuk më interesonjë gjërat e tjera anësore. Ikipi ishte i demoralizuar, sespe u bë shumë e vështirë. Gjysma e minutazhit është luajtur futboll. Ekipi erdhi shumë mirë, ishte përgatitur për këtë ndeshje, por tani nuk është koha të bëjmë më shumë analiza sot. Kemi punuar gjatë javës dhe kjo humbje nuk ka lidhje me ndalesën e Kukësit. Ne bëjmë gabime si gjithë të tjerët. Ishte ndeshje e vështirë. Në kuadrat kemi gjuajtur vetëm një herë. Ky është futbolli, kjo është Shqipëria. Partizani është klub profesionist dhe ne jemi në gjendje të shkojmë përpara, jemi optimistë. Duhet të vlerësojmë çdo ndeshje. Është rrugë e gjatë sepse ka edhe 14 ndeshje, por ky është futbolli. Kemi ardhur me meritë dhe puna jonë nuk mbaron këtu", është shprehur Gega.