Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Trajneri i KUKËSIT i kënaqur, elozhe për portierin e LAÇIT: Nuk jemi shtypshkronjë për të stampuar lojtarë, mjaft kritikuat Rrocën dhe Shkurtajn

Shkruar nga NEWSPORT
Trajneri i KUKËSIT i kënaqur, elozhe për portierin e

Armando Cungu ka folur pas barazimit 0-0 kundër Laçit. Trajneri i Kukësit deklaroi për mikrofonin e Supersport:

"Nuk do të thoja që është një nisje e keqe. Normalisht e donim me shumë dëshirë fitoren. Si volum loje ishte e mirë. Ishte prezencë e mirë. Fitorja na u mohua nga portieri i Laçit që shpëtoi 3 gola të sigurtë.

Normalisht ikin, pikët nuk po afrohen. Menduam që me një fitore do të qëndronim afër Partizanit. Megjithatë ka ende shumë kampionat. Nuk është e lehtë të fitosh në këtë kampionat. Ndaj e them sërish që nuk është e lehtë.

Pres shumë më tepër nga ata dy lojtarë pasi kanë potencialë për të dhënë më shumë. Mos t'i paragjykojmë para kohe. Duhet të lidhen me grupin. Koha s'na pret. Ata që kanë luajtur futboll e kuptojnë mirë. Ne nuk jemi shtypshkronjë për të stampuar lojtarë siç i duam ne. Ndaj t'i japim kohën e duhur për t'u përshtatur me skuadrën.

Nuk e di, nuk pret koha. Kërkohen pikët, por ne provuam sot që të luanim me një sistem që kemi pasur sukses në fundin e kampionatit. Megjithatë në 20-minutëshin e fundit ndryshova model. Nuk çaloi ekipi në mënyrën e organizimit të lojës. Skuadra kundërshtare ishte shumë e vështirë për t'u çarë. E them sërish që meriton komplimenta portieri i Laçit.

Thashë që ekipi krijoi volum, krijoi lojë. Kishte epërsi territoriale. Kishim raste me Shkurtajn dhe Çyrbjën, por ishte portieri i Laçit që bëri mrekullinë. Ekipi i Laçit ishte shumë i vështirë për t'u superu sot. Të gjithë e njohin për shpirtin luftarak që ka kjo skuadër.

Për sa i përket ritmit të lojës, të jap të drejtë sepse terreni nuk të lejon shumë shpejt apo me një takim. Kjo ndoshta na ndikoi dhe ne penalizoi. Goditjet drejt portës duhet të jenë që në minutën e parë. Me emergjencë nuk di si mund të rregullohen gjërat. Duam të gjithë të luajmë me drita të kuqe. Megjithatë gjërat bëhen në mënyrën e duhur sipas ligjit të futbollit. Kështu t'i japim kohë edhe një herë lojtarëve që kanë ardhur tani në skuadër. Futbolli është i tillë, i ndërtuar mbi presionin. Nuk ndikoi shumë presioni te skuadra jonë. Jemi i vetmi ekip që luajmë jashtë fushe. Falënderoj tifozët që erdhën për të mbështetur ekipin, por sërish them që janë shumë pak", ka përfunduar trajneri shkodran.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga