
Ramadan Ndreu ka folur pas barazimit 1-1 kundër Apolonisë. Trajneri i Kastriotit deklaroi për mikrofonin e Supersport:
"E kisha deklaruar gjatë gjithë javës që duhet të kishim kujdes me skuadrën e Apolonisë. Na vuri pak në vështirësi. Ne krijuam volum më të madh loje.
Plaku dhe Bardhi? Me Plakun jam shumë i kënaqur. Ky lojtar ka pasur një periudhë dëmtimi. Është akoma në fazën e përmirësimit. Do të pres më shumë nga ai sepse ka kualitet. Sa i përket Bardhit, shoh që është konfuz. Ia kam bërë me dije që futbolli është loje kolektive, luhet shpejt. Aftësitë i ka të mrekullueshme. Unë kam besim që nga java në javë do të përmirësohemi.
Mbrojtja? Sa i përket golit të Mihanës, ishte një pakujdesi e mbrojtësit që ia lejoi duke bërë gol. Edhe ekipi i Apolonisë ka një skuadër shumë cilësore. Kështu që më pëlqen edhe ekipi i Apolonisë.
Objektivi? Të jem i sinqertë isha i përgatitur për fitore. Por, e dija që do të na hapte punë. Megjithatë jam i kënaqur sepse jemi vetëm në javën e tretë.
Gjyqtari? Kam vërejtjet e mia sa i përket arbitrimit në këtë ndeshje. Ka skuadra që tentojnë t'i marrin faullat me gjyqtar. Gjatë gjithë ndeshjes, stafi tentonte të hynte në fushë. Edhe sot jam i pakënaqur nga skuadra", tha ai.