Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Trajneri i KASTRIOTIT e ka me arbitrin: Vendosi ndeshjen, i fola para takimit... Merkato? "Blerjet" i kam në skuadër

Shkruar nga NEWSPORT
Trajneri i KASTRIOTIT e ka me arbitrin: Vendosi ndeshjen, i fola para takimit...

Ramadan Ndreu ka folur pas humbjes 1-0 kundër Teutës. Trajneri i Kastriotit e ka me gjyqtarin Eldorian Hamiti, ku sipas tij nuk arbitroi si duhet. Në fjalën e tij për Supersport, tekniku i krutanëve deklaroi:  

"Të them të vërtetën, në gjithë këtë kampionat arbitrimi ka qenë shumë korrekt. Sot nuk më pëlqeu. Ishte një faull që për mua s'ishte. Në fillim të takimit i kam thënë arbitrit kujdes me lojtarët që simulojnë. Megjithatë nuk ia vlen ta zgjas më shumë. Për mua s'ishte faull.

Aq është futbolli. Për këtë ndeshje kam vërejtjet e mia. Në përgjithësi skuadra zhvilloi lojë të mirë. Mungojnë lojtarë të shumtë. Futbollistët që futëm sot vetëm luftojnë dhe s'e kanë nivelin për të përballuar ekipe të mira si Teuta. Presim ndeshjet e ardhshme për t'u përmirësuar si grup.

Merkato? Nuk ma përmirëson skuadrën merkato. Nëse marr ndonjë lojtar që më plotëson, është OK. Problemin e kam te lojtarët e dëmtuar. Edhe Hyseni është jashtë. Nëse më kthehen këta, unë e kam cilësinë", tha Ndreu.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga