
Ernest Gjoka ka folur pas fitores 1-0 kundër Skënderbeut. Trajneri i Kamzës deklaroi për mikrofonin e Supersport:
"Sigurisht ishte një ndeshje e vështirë. Pavarësisht fitores, Skënderbeu është një skuadër mjaft e mirë. Është një fitore e ardhur në momentin e duhur. Është një fitore që i qetëson dhe i jep frymëzim për të ardhmen. Uroj që të kemi ndonjë dhuratë.
Kemi nevojë të përforcohemi. Asnjëherë s'e kam pasur ekipin e plotë. Sot Teqja ka luajtur i dëmtuar. E komplimentoj, por s'mund të shkojë kaq gjatë me të tillë situatë ekipi. Ndaj them duhen përforcohen.
Emrat që mund të dua, mund t'i kem thënë. Por, do të shoh dhe do të shpresoj. Kjo do të bëhet në momentin e duhur. Duhet të ndërhyjmë në repartin e mbrojtjes me ndonjë lojtar shqiptar për t'i dhënë qetësi skuadrës.
Për momentin po vështrojmë, nuk po gjuajmë njeri. Më vonë s'i dihet. Unë mendoj që lufta për mbijetesë është e hapur dhe mjaft e fortë. Si Tirana, si Luftëtari, si Kastrioti ashtu edhe si Kamza po luftojnë egër. Duhet të mblidhemi për të sjellë lojtarë cilësorë. Na duhen shqiptarë, pasi kemi boll të huaj.
Skënderbeu del rrjedhshëm në aksione. Ne kemi kishim marrë masa në ato zona që Skënderbeu mbështetet. Mendoj se deri diku ia arritëm. Besoj se ia dolëm, edhe pse kishte shumë vështirësi.
Skënderbeu mund të rreshtohej sipas filozofisë që ka ajo skuadër. Për ne është e rëndësishme të ishim në ekuilibër. Vangjeli është i parigjeneruar fizikisht në prapavijë duke qenë se merr pjesë shumë në aksionet pas. Mendoj se kishim marrë masat tona.
Për Martinenën kam shumë besim që do të vijë shumë shpejt. Për 2 muaj nuk ishte as në 18-she, ai ka humbur pak besimin. Pasi erdha unë, nisa ta përfshij. Shpresoj të bëjë mirë në pjesën e dytë së bashku me Plakun", përfundoi ai.