Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Trajneri i bluve feston ditëlindjen, legjenda e Dinamos surprizon skuadrën

Shkruar nga NEWSPORT

Ditë feste te Dinamo, trajneri Olsi Uku feston 32-vjetori e lindjes. Lojtarët së bashku me stafin pas stërvitjes kanë festuar ditëlindjen e trajnerit, ndërsa kanë patur edhe një vizitë surprizë. I pranishëm në këtë festë ishte edhe legjenda e Dinamos, Sulejman Demollari së bashku me presidentin Pontrelli.

Një gjë e tillë bëhet me dije nga vet klubi përmes një postimi në faqen zyrtare. Demollari dhe presidenti i kanë uruar ditëlindjen trajnerit Uku, ndërsa kanë shprehur mbështetjen e tyre për skuadrën në këtë fazë të nxehtë të kampionatit.

Dinamo fitoi pak ditë më parë ndaj Korabit në ndeshjen e promocionit për në Superligë dhe tashmë renditet në vendin e dytë me 35 pikë, dy pikë më parë Burreli kryesues.

Postimi i Dinamos:

Skuadra e Dinamos u mblodh sot për të festuar ditëlindjen e trajnerit Olsi Uku.Një vizitë surprizë ishte edhe ajo e ish-futbollistit legjendar, Sulejman Demollari i shoqeruar nga kreu i klubit blu, Marco Pontrelli.Në fjalën e tyre, ata përcollën urimet e rastit për trajnerin blu, si dhe shprehën të gjithë mbështetjen e tyre për ekipin, në këtë fazë finale të kampionatit.Të gjithë bashkë si një familje!

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga