
Julian Deda, aktori i njohur shqiptar, është i ftuar në Pressing, në ABC Neës. Deda e nisi fjalën e tij duke i falënderuar të gjithë njerëzit që janë munduar të ndihmojnë në ditët e vështira të tërmetit. Ndërkohë foli dhe për një skeç që kishte bërë në lidhje me sportin, me objekt trajnerin e moshave të U-17 tek ekipi i Laçit, Ndue Tarazhi. Si dhe shtoi për rivalitetin midis Ronaldo dhe Messi-t.
"Kampionatin e ndjek po shumë pak. Tifoz jam me Vllazninë", u shpreh Deda.
Në lidhje me trajnerin e moshave të Laçit i cili u bër viral në momentin kur godiste futbollistët e rinj pas një humbje, teksa në studio u tha se ishte një nga personalitetet më të mira në Laç, Deda tregoi një histori të tijën duke bërë batutë.
"Edhe presori im i matematikës më ka rrahur që...Më ka fut një dru, 1 herë në 4 ditë më merrte Zefin në shkollë dhe i thoshte: "Juli është djalë inteligjent, jo se s'di nuk do", tha Deda.
Messi apo Ronaldo?
"Unë nuk mendoj se ka trukim tek "Topi i Artë". Messi apo Ronaldo? U tha se kush e meriton. Messi është një njeri që ka zbritur nga qielli për të luajt futboll. Por Cristiano Ronaldo është një mesazh për botën. Punon fortë. I tregon të rinjve që merren me këtë sport, se me punë arrihet çdo gjë. Dhe unë prandaj simpatizoj Ronaldon. Në dhënien e Topit të Artë ka dhe tifozllëk patjetër. Vitin e kaluar e fitoi Modriç, këtë vit u dha që të bëhej 6-5. Është dhe lobim dhe tifozllëk. Ronaldo i ka të gjitha gjasat që të barazohet prap", u shpreh Deda.