
Tomori i këtij sezoni luan në Kategorinë e dytë, duke qenë ekipi pretendent për t'u ngjitur më lart. Drejtuesit në Berat janë duke punuar për këtë gjë, me ekipin që mban pozitën e dytë në klasifikimin e grupit të jugur. Beratasit gjenden vetëm dy pikë larg kreut, duke kërcënuar kështu kryesuesit e Albpetrol. Ekipi beratas ka pesë fitore radhazi, duke qetësuar kështu trajnerin Kristaq Mile.
Në qytetin buzë Osumit nuk po qëndrojnë duarkryq. Tomori po mendon për të forcuar grupin me lojtarë vendas, që e dinë peshën e fanellës. Bëhet fjalë për lojtarë të ambientuar në kampionatin tonë, duke synuar dhe lojtarë të Superligës. Tomori kërkon rikthimin e Emiljano Veliajt që luan me Luzin 2008, Genaldo Sharavollit nga Apolonia dhe dyshes së Luftëtarit Hyseni e Oshafi. Duket se në Berat është rritur kërkesa për sportin, duke afruar lojtarë cilësor në skuadër.