Kastrioti do të ketë "shtëpinë" e re për sezionin e ri. Krutanët ndodhen të parët në në Grupin A të Kategorisë së Parë dhe janë pranë rikthimit në Superligë sezonin e ardhshëm. Krutanët kanë nisur që tani të mendojnë për edicionin e ri dhe tashmë ka nisur puna për stadiumin e ri. Kastrioti nuk do të luajë më në "Redi Maloku" sfidat si pritëse për të do të rikthehet të luajë në stadiumin e saj në Krujë.
Ditën e sotme kanë nisur edhe zyrtarisht punimet në stadium dhe parashikohet që në muajin gusht të jetë gati për ndeshjen e parë të Superligës nëse Kastrioti arrin deri në fund të jetë në krye. Projekti parashikon një stadium me 8 mijë ulëse dhe gjithçka do të bëhet nga e para. Bashkia Krujë së bashku me klubin dhe FSHF-në do të financojnë këtë project. Njoftimi është bërë edhe nga vetë Kastrioti në faqen zyrtare.
Njoftimi klubit:
Ka nisur sot puna ne Stadiumin "Kastrioti" i cili do ti nenshtrohet nje rikonstruksioni total, duke filluar qe nga tribuna qendrore e cila do te zgjerohet dukshem. Gjithashtu do te ndertohen dhoma te reja zhveshjesh, salle konferencash, si edhe sektor i ri per median. Tapeti i fushes do te jete i ri, si edhe i gjithe stadiumi do te jete me stola. Gjithashtu, pjesa jashte rrethimit te stadiumit do te jete e aksesueshme ku kryesisht do te sherbeje per hyrje ne sektoret perkates por edhe per parking per tifozet.

