Grupimi i tifozëve të Tiranës, "Capital Crew" të njohur në stadiume me banderolën #31#, kanë reaguar mbi çështjen e stolave të thyer në "Air Albania" gjatë ndeshjes me Kukësin (1-2). Pas ndeshjes përveç gëzimit të bardhebluve, u publikuan edhe foto të disa stolave të thyer, ndërsa burime pranë stadiumit deklaruan se ishin thyer rreth 150 stola.
Në reagimin e tyre "Capital Crew", ka akuzuar median për ekzagjërimin e situatës, teksa janë shprehur se nuk janë përgjegjës për çka ndodhur, pasi i cilësojnë si veprime individuale dhe jo të grupit.
Reagimi i "Capital Crew":
TIRONA PERBEN LAJM!!
Eksitimi i perseritur i Medias dhe i "opinionit" publik.
Nevoja qe media ka per te perdorur elemente ekzagjerimi edhe hiperbolizimi ne menyre per ti dhene vlere lajmeve te saj siç na ka
damkosur edhe neve si nje grupim "kriminal" .
Tifogrupi Ç'19, pas bashkpunimit (Media-Federate-pseudo grupim ultras) te njohur me tej si #31#,
Duke marre shkas nga ngjarja e thyerjeve te stolave ne ndeshjen Tirona-Kuksi, deshiron te sqaroje se zgjedhjet individuale nuk jane pergjegjesi e grupimit tone, e sidomos kur ky i fundit ka kryefjale dhe arsye te ekzistuari Kryeqytetarine!
Prandaj si Grupim Ultras, largohemi nga keto idjotizma pa lidhje dhe te pa justifikushme, ku ulet dinjiteti i Kryeqytetit dhe qytetaris sone.
Entuziazmi ultras shprehet me kenge, perkrahje te ekipit deri ne fund dhe duke duartrokitur ekipin edhe kur humbet.
Ç19 SI GRUPIM ultras nuk mundet te bjere ne nivel thyerje stolash me DASHJE, kursesi nuk permendim, demtimin aksidental te tyre. Mentaliteti yne ultras, qendron shume me larte se nje thyerje stoli.
