Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Tirana vijon përgatitjet për Flamurtarin, plotësohet mbrojtja bardheblu

Shkruar nga NEWSPORT
Tirana vijon përgatitjet për Flamurtarin, plotësohet mbrojtja

Tirana do të luajë të shtunën në transfertë kundër Flamurtarit në kuadër të javës së 32-të të Superiores. Bardheblutë e drejtuar nga trajneri Mirel Josa kanë zhvilluar seancën e radhës stërvitore të planfikuar nga stafi teknik. Nga klubi i Tiranës bëhet me dije që Domgjoni është rikuperuar dhe tashmë ka nisur stërvitjen.

"Skuadra vijon pergatitjet ne kompleksin "Skender Halili". Te shtunen, ora 19:00, bardheblute luajne ne transferte perballe Flamurtarit. David Domgjoni ka lene pas demtimin per te nisur stervitjen, ndersa Olsi Teqja ka vijuar pergatitjet i diferencuar nga grupi", shkruhej në njoftimin e klubit të Tiranës.

Kujtojmë që kjo ndeshje është mjaft deçizive për objektivin e të dy skuadrave, mbijetesën në Superiore. Flamurtari ndodhet në vendin e shtatë me 32 pikë, aq sa dhe Tirana e vendit të tetë.

[gallery columns="1" size="full" ids="106396"]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga