
Partizani pret Tiranën, të premten në “Air Albania”. Derbi i kryeqytetit, që është dhe ndeshja më e ndjekur në futbollin shqiptar, nis në orën 19:00. Partizani me Orges Shehin po kalon një formë aspak të mirë. Vetëm 1 fitore në 5 ndeshje janë larg pritshmërive që ka klubi i kuq.
Gjithsesi Tirana duket të jetë sprova e fundit për trajnerin durrsak, të paktën për 4 ndeshjet që vijnë më pas. Kjo pasi kalendari i Superiores favorizon në letër Partizanin në ndeshjet e radhës.
Pas Tiranës, Partizani do të luajë kundër Skënderbeut, Kukësit, Erzenit dhe Teutës. Të gjitha këto skuadra të renditura nga vendi i shtatë në të dhjetë. Pavarësisht kësaj, të kuqtë do hasin vështirësitë e tyre, pasi vetëm ndaj Kukësit luajnë në shtëpi.